Cfare eshte prostata ?
Prostata eshte nje organ i cili perbehet nga ind fibro-muskular dhe gjendra, ka permasat e nje geshtenje dhe ndodhet perreth uretres dhe poshte vezikes urinare. Ky organ eshte i rendesishem sepse prodhon likidin seminal. Hiperplazia beninje e prostates eshte zmadhimi i prostates i cili shkakton simptoma obstruktive apo inflamatore.
Sa eshte numri i burrave qe vuajne nga kjo patologji ?
Jane te shumte pacientet e prekur nga kjo semundje, 10 – 15 % mbi moshen 40 vjec dhe pothuajse 80% mbi moshen 70 vjec.
Kush jane simptomat qe na tregojne se ka filluar hiperplazia beninje te prostates ?
Jane simptomat obstruktive, pacienti ka veshtiresi ne zbrazjen e vezikes urinare dhe urinon shpesh dhe pak, ose simptoma inflamatore qe cojne ne urinimin gjate nates (nikturia) dhe kjo shoqerohet me djegie gjate urinimit apo urgjence ne urinim. Problemi qendron tek fakti qe me kalimin e kohes keto simptoma te patrajtuara mund te shkaktojne probleme me ereksionin.
Kush jane faktoret qe e favorizojne shfaqjen e hiperplazise beninje te prostates ?
Faktori kryesor eshte hormoni i dihidro-testosteronit i cili lidhet me receptore te pranishem ne indin prostatik duke bere te mundur zmadhimin e saj.
Pse trupi joni prodhon dihidro-testosteronin i cili eshte nje derivat i testosteronit ?
Dihidrotestosteoni eshte metabolit i testosteronit i cili shnderrohet ne kete hormon nepermjet nje enzime te quajtur 5-alfa-reduktaza. Kjo enzime eshte shume e rendesishme per rritjen e organeve mashkullore tek femija.
Si eshte e mundur qe kjo enzime e cila i sherben femijes per rritjen e organeve mashkullore dhe per t u bere adult, te shfaqet edhe ne moshe te madhe ?
Eshte menyra e te ushqyerit e cila e prodhon kete enzime ne nje moshe te madhe kur ne fakt ne nuk kemi me nevoje per kete enzime. Keshtu psh ne popullatat orientale apo amerikanet native kjo patologji ishte e panjohur. Vetem ne kohet e sotme kur ushqimet qe konsumojne kane ndryshuar, kjo semundje eshte rritur ne menyre eksponenciale.
Kush jane ushqimet te cilat konsumohen nga popullata perendimore dhe nuk bejne pjese ne ushqimet e popullates orientale te cilat shkaktojne hiperplazine beninje te prostates ?
Kryesisht qumeshti, ushqimet e pasura me amina si psh buka, makaronat, picat, patatet, orizi. Nderkohe popullatat orientale perdornin orizin ne sasi shume te vogel.
Pra ushqimet me te konsumuara aktualisht ne Shqiperi jane me te demshmet ?
Per fat te keq po, do te doja shume te ishte e kunderta sepse jane ushqime te shijshme por kjo s eshte e vertete.
Si e shkaktojne keto ushqime hiperplazine prostatike ?
Persa i perket qumeshtit eshte katori i rritjes IGF-1 i cili lejon rritjen e shpejte te vicit kur pi qumesht nga nena, pikerisht IGF-1 prodhon enzimen 5-alfa-reduktaze e cila transformon testosteronin ne dihidro-testosteron. Pra eshte e qarte qe nese konsumojme qumesht do te kemi prodhim te dihidrotestosteronit. Persa i perket ushqimeve te pasur ne amina fenomeni qe ndodh ka lidhje me faktorin GHL i cili nxit IGF-1 e per rrjedhoje dihidro-testosteronin.
Pra nuk duhet te konsumojme qumesht, makarona, pica, patate ?
Nese nuk duam qe pas moshes 40 vjec te kemi zmadhim te gjendres prostatike apo te ngrihemi shpesh naten per te urinuar dhe sidomos shfaqjen e nje tumori te prostates keto ushqime duhen konsumuar ne sasi te paket.
Atehere kush jane ushqimet qe ju keshilloni ?
Ushqimet te cilat ulin acidozen si psh kalciumi i cili esht nje element qe perdoret nga trupi yne per te ulur acidozen, vitamina D e cila ndihmon ne perthithjen e kalciumit dhe ushqimet te cilat ulin kortizolin. Dihet qe kortizoli rrit glicemine duke shkaktuar acidoze, integratore si tribulus terrestis, vitamina D dhe melatonina e frenojne kete.
Cfare eshte hiperplazia e prostates dhe kush jane simptomat e pacienteve te cilet vuajne nga kjo semundje ?
Hiperplazia beninje e prostates eshte zmadhimi i prostates si pasoje e rritjes se adenomes e cila ndodhet ne brendesi te saj. Adenoma eshte nje strukture e cila e rrethon plotesisht uretren (kanalin ku kalon urina) duke dhene nje shtypje te saj. Per rrjedhoje do te kemi dy tipe simptomash, ato qe lidhen me veshtiresine e zbrazjes se vezikes urinare, ulje te presionit urinar qe eshte edhe nje nga simptomat me te shpeshta qe referojne pacientet. Kjo ulje e presionit ndodh aq gradualisht saqe ka ndodhur qe pacientet te vijne te bllokuar pa vere re asgje me pare. Simptome tjeter eshte shtrengimi per te filluar urinimin ne menyre qe te tejkalohet efekti i shtypjes se adenomes mbi kanalin e urines, gjithashtu keto paciente referojne per mbetje te urines pas urinimit. Pacienteve ju duhet te urinojne cdo 1 ore me pas cdo 30 min e keshtu me rradhe ne varesi te stadit te semundjes. Gjithashtu kemi edhe urinimin gjate nates por duhet patur kujdes sepse simptomat e zmadhimit te prostates nuk jane numri i urinimeve gjate nates por eshte sasia e urines qe eliminohet gjate aktit miksional. Kjo sepse gjate nates behet filtrimi i urines ne veshkat tona duke shkaktuar urinime, pra me pak fjale duhet te dallojme shpeshtesine e urinimit me sasine e urinimit.
Simptoma tjeter e rendesishme eshte ajo qe quhet “simptoma e garazhit” e cila konsiston ne urgjencen per te urinuar sapo kemi parkuar makinen dhe ngrihemi per te dale jashte saj. Disa here moszbrazja e mire e vezikes urinare shoqerohet dhe me pika urinimi te pavullnetshme.
A egziston nje lidhje midis hiperplazise beninje te prostates dhe tumorit te prostates ?
Tumori i prostates eshte shume i shpeshte per shkak se ne jetojne ne kohen e depistimit te PSA (hormoni specifik i prostates) i cili ka rritur ndjeshem diagnostikimin e tumoreve te prostates. Duhet thene ne menyre te qarte se tumori i prostates dhe hiperplazia e saj nuk kane asnje lidhje por mund te ndodhe qe te dyja keto patologji te jene te pranishme tek i njejti person. Kjo e ben te domosdohme qe mjeku i familjes apo mjeku specialist (urolog) te beje diagnozen diferenciale te ketyre semundjeve dhe jo sic ndodh rendom ku pacienti vete-interpreton vleren e PSA duke u bazuar ne internet.
Kur eshte e domosdoshme te filloje mjekimi per hiperplazine beninje te prostates ?
Trajtimi behet i domosdoshem ku kemi ndryshim te cilesise se jetes (klasifikim sipas organizates boterore te shendetesise OBSH). Simptomat e hiperplazise nuk jane si temperatura qe shkon menjehere nga 0 – 40 por perkundrazi ato jane te ngadalta dhe progresive duke bere qe pacienti te mos shqetesohet dhe te mos i drejtohet mjekut.
Kur duhet te trajtohen pacientet me medikamente dhe per sa kohe ?
Sipas mendimit tim trajtimi i hiperplazise beninje te prostates duhet te jete i hershem. Aktualisht egzistojne medikamente qe kane dy menyra te ndryshme veprimi. Nje grup medikamentesh vepron mbi volumin e adenomes, ketu bejne pjese inhibitoret e 5-alfa-reduktazes, e cila eshte nje enzime qe shnderron testosteronin ne dihidrotestosterone, duke bllokuar kete enzime ne bllokojme rritjen e adenomes. Ne grupin tjeter bejne pjese medikamentet qe veprojne mbi simptomat duke bere te mundur “zgjerimin” e kanalit te urines si psh tamsulosine, alfuzosine etj. Ne rastin e alfa-bllokuesve veprimi eshte brenda 24 oreve duke bere qe pacientit t i duket sikur i ka ndryshuar jeta por ne fakt ka ndryshuar vetem simptoma. Ne rastin e inhibitoreve te 5-alfa-reduktazes veprimi arrihet pas 6 muajsh.
Pra perdorimi i ketyre medikamenteve zgjat per nje kohe te caktuar apo per tere jeten ?
Keto medikamente na lejojne te kuptojme nese mjekimi po funskionon (3 – 4 jave per alfabllokuesit dhe 3 – 6 muaj per inhibitoret e 5-alfa-reduktazes). Aktulisht ne Europe ka medikamente qe i bashkojne keto dy mjekime ne nje tablete (Duodart).
Kur eshte e nevojshme te realizohet operacioni ?
Ne rradhe te pare pacienti nuk duhet operuar ne rast se nuk i eshte nenshtruar trajtimit medikamentoz. Egzistojne protokolle te qarta te shoqates europiane te urologjise te cilat duhen zbatuar me korrektesi dhe ndershmeri nga te gjithe urologet. Keshtu psh operacioni eshte I nevojshem kur deshton terapia mjekesore dhe pacienti nuk ka asnje permiresim klinik pavaresisht se eshte nen terapi, kur pacientit i vendoset nje kateter urinar, kur kemi pranine e infeksioneve, pranine e gureve ne veziken urinare, shfaqjen e divertikujve dhe ne fund insuficenca renale e shkaktuar si pasoje e obstruksionit.
Kush jane teknikat kirurgjikale te cilat perdoren ne rastin e kesaj patologjie ?
Standarti i arte eshte rezeksioni trans-uretral i prostates, me pas te gjitha teknikat e tjera (TUI-p, Vaporizimi i prostates, rezeksioni Green-light etj) jane zhvilluar duke patur per baze kete teknike dhe per ta bere operacionin sa me te sigurte per pacientin. Duhet theksuar se ne rastin e prostatave me te medha se 80 gramme duhet preferuar kirurgjia e hapur ose ajo qe quhet adenomektomi trans-vezikale.