Urologjia eshte specialiteti kirurgjikal i semundjeve te aparatit gjenito-urinar tek meshkujt dhe femrat. Ky specialitet trajton semundje te ndryshme si psh:
- Ç’rregullimet urinare dhe pasojat e tyre (adenoma e prostates, infeksionet urinare).
- Guret e rrugeve urinare.
- Tumoret e aparatit urinar dhe gjenital tek meshkujt (veshke, ureter, vezika urinare, prostata, penisi, testikujt).
- Inkontinenca urinare tek meshkujt dhe tek femrat.
- Prolapsi gjenital tek femrat.
- Keqformimet e aparatit urinar (sindromi i segmentit pielo-ureteral, refluksi veziko-ureteral).
- Anomalite e organeve gjenitale te jashtme (phymosis, kriptokirdi, varikocaele).
- Disfunksioni erektil, infertiliteti.
Klinika Xhani merret me diagnostikimin dhe kurimin e gjithë patologjive që prekin aparatin urogjenital, pra veshkat, ureterët, fshikëzën, prostatën dhe organet gjenitale mashkullore të jashtme. Proçedura e plotë nis që me vizitën e thjeshtë diagnostikuese për trajtimin e mundshëm kirurgjikal, deri në rikuperimin e tij pas operacionit.
Ekipi i klinikës Xhani përbëhet nga mjekët e mirënjohur Prof. Dr. Mustafa Xhani & Dr. Rezart Xhani të cilët kanë një eksperiencë shumë vjeçare në fushën e Urologjisë duke i dhënë prioritet maksimal kujdesit për pacientin para dhe pas çdo proçedure.
Trajtimet e mjekëve tanë vënë në qëndër pacientin, të cilit i ofrohet përkushtimi dhe përkujdesja maksimale. Synimi kryesor është diagnostikimi i sëmundjeve urologjike dhe përkujdesja e vazhdueshme ndaj tyre.