Rruga Hoxha Tahsim, Tirane, Shqiperi

Franca nje mike e çmuar e mjekesise shqiptare

Lidhjet midis Frances dhe Shqiperise ne fushen e mjekesise jane te hereshme.

Disa mjeke Shqiptare studiuan dhe u specializuan ne France gjate viteve 30, kujtojme ketu; Prof.Xh Gjata themeluesi i Psiqiatrise Shqiptare, Prof.Sh Ndroqi Pneumoftiziatri i shquar qe ngriti  dhe modernizoi kete sektor , duke bere nje pune kolosale ne zhdukjen e endemise se tuberkulozes ne vendin tone.

Pas vitit 1945 e deri ne vitin 60 nuk ka patur ndonje bashkepunim per tu permendur.

Pas viteve 60 Franca ishte shteti ku studente e sidomos mjeke u specializuan ne fusha te ndryshme te mjekesise.

Shume bursa u dhane nga O.B.SH, por dhe shume te tjera nga shteti Francez per shtetin Shqiptar.

Ne prag te viteve 90, pothuaj gjithe Shefat e Sherbimeve ne Q.S.U.T “Nene Tereza”ishin te specializuar ne France.

Asistanca Publike e Parisit pergatiti nje plan strategjik per zhvillimin e mjekesise Shqiptare edhe per transferimin e Q.S.U.T ne nje qender  Spitalore Universitare sipas standarteve europiane.

Vitet 97dhe 98 qene te mbrapshta per popullin Shqiptar ne Shqiperi dhe Kosove.

Genocidi serb, i Miloshevicit  detyroi mbi 1 milion Kosovare te vinin drejt shtetit ame, nderta shume te semure. Qendra Spitalore Nene tereza, megjithe mundesite e pakta  i mirepriti dhe i trajtoi.

Problem ishin te semuret me dialize , sepse kapacitetet ne Q.S.U.T ishin te kufizuara ne shtreter dhe materiale konsumi.

Gjate krizes Kosovare B.Kushner (Minister i Shendetesise i kohes )i shoqeruar nga P. Christman ish Ambasadori i Frances ne Shqiperi , vizitojne Q.S.U “Nene Tereza”.

Ne ate kohe si Drejtor i Qendres Spitalore i  prita ne Drejtori me disa nga Shefat e Sherbimeve.

Shume shtete si Italia, Zvicra, Austria, po ndihmonin me ndihma mjekesore.

Gjate fjales time thashe: Shteti dhe populli Francez kane investuar shume ne formatimin e mjekesise Shqiptare, do ishte mire qe te materializohesh duke bere rikonstruksionin e nje sherbimi te cilit do te vihej emri i nje personaliteti te mjekesise Franceze.

Z.Christman shume i vemendshem mbante shenime.

Ne kete takim vec ndihmes ne materiale konsumi dhe medikamente   u  moren per kurim ne France disa paciente Kosovare qe ishin ne trajtim ne dialize.

Po ate vit e vizitoi Shqiperine K/ministri Francez i kohes L.Jospin,  i cili i akordon Ministrise se Shendetesise nje fond prej 6 milion dollaresh per ndertimin e nje spitali ne Q.S.U.T “Nene Tereza”

Ky spital u projektua , prokurua dhe supervizua nga pala Franceze.

Sot ne Q.S.U.T ndodhet Spitali C.Bernard, duke mbajtur emrin e nje personaliteti te shquar te mjekesise Franceze, ku ushtrojne ativitetin ne kushte bashkokohore Sherbimet e Okulistikes, ORL dhe Maxilofaciale.

Edhe gjate diteve te sotme ka shkembime te rendesishme midis mjekeve Shqiptar dhe Francez. Me rastin e vizites se Presidentit Macron ne Shqiperi gjej rastin te falenderoj Qeverine dhe Popullin Francez per ndihmesen e dhene per mjekesine Shqiptare , gjithashtu dhe Ambasaden Franceze ne Tirane, si dhe ate shqiptare ne Paris, si ura lidhese te miqesise midis dy popujve tane.

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.