Dita | Ora |
E hënë: | 17:00 – 20:00 |
E mërkurë: | 17:00 – 20:00 |
E premte: | 17:00 – 20:00 |
E shtunë: | 10:30 – 13:00 |
Klinika Xhani
e aparatit urinar dhe gjenital
Klinika Xhani merret me diagnostikimin dhe kurimin e gjithë patologjive që prekin aparatin urogjenital, veshkat, ureterët, fshikëzën, prostatën dhe organet gjenitale mashkullore të jashtme. Proçedura e plotë nis që me vizitën tek urologu, diagnozën dhe trajtimin medikal ose kirurgjikal në varësi të diagnozës.
- Gurët në aparatin urinar
- Adenoma e prostatës
- Tumoret e aparatit urinar
- Inkontinenca urinare
- Veshka dhe Ureteri
- Vezika urinare
- Prostata dhe Uretra
- Organet gjenitale të jashtme
Klinika Xhani ofron trajtim të specializuar të sëmundjeve urologjike përmes metodave dhe teknikave më moderne. Mjekët tanë specialistë, falë edhe kualifikimit të vazhduar të tyre ofrojnë zgjidhjet më të mira për pacientët, komform ekspertizës dhe shërbimit cilësor.
Ekipi i klinikës Xhani përbëhet nga mjekët e mirënjohur, Profesor Doktor Mustafa Xhani me një eksperiencë të gjatë në fushën e Urologjisë, Shef i Shërbimit Universitar të Urologjisë, QSUT “Nënë Tereza” prej 20 vitesh & Dr. Rezart Xhani të cilët kanë një eksperiencë shumë vjeçare në fushën e Urologjisë duke i dhënë prioritet maksimal kujdesit për pacientin para dhe pas çdo proçedure.
Trajtimet e mjekëve tanë vënë në qëndër pacientin, të cilit i ofrohet përkushtimi dhe përkujdesja maksimale. Synimi kryesor është diagnostikimi i sëmundjeve urologjike dhe përkujdesja e vazhdueshme ndaj tyre.
Sa eshte numri i te prekurve nga tumoret e veshkave ne vendin tone? Nuk ka te dhena te sakta aktualisht…