Rruga Hoxha Tahsim, Tirane, Shqiperi

Tumoret e veshkave

Sa eshte numri i te prekurve nga tumoret e veshkave ne vendin tone?

Nuk ka te dhena te sakta aktualisht per numrin e  te semureve me tumore te veshkave per shkak se jo te gjithe te semuret e operuar ne QSUT pas nderhyrjes i drejtohen sherbimit te Onkologjise ne te cilin dhe kartelizohen. Gjithashtu nuk dihet aktualisht sa eshte numri i te semureve me tumore te veshkave te operuar ne spitalet rajonale dhe ato private ne Shqiperi. Fatkeqesisht stafet multidisiplinare mungojne dhe kjo e ben shume te veshtire ndjekjen korrekte te ketyre pacienteve. Duhet te saktesohet me ligj zhvillimi i stafeve multidisplinare ne rastet e tumoreve ne menyre qe cdo mjek, i cfaredo specialiteti te mos ndjeje peshen e vetmise ne vendimmarrjen per trajtimin e ketyre pacienteve.

 

Cilat jane shkaqet kryesore qe ndikojne ne zhvillimin e semundjes?

Tre shkaqet kryesore jane: duhanpirja, obeziteti, hipertensioni arterial, kjo triade e dyfishon mundesine per shfaqjen e kesaj semundjeje. Nderkohe ka edhe faktore gjenetike sepse pasja e nje kusheriri te linjes se pare me tumor te veshkes eshte i lidhur me nje rrezik te rritur te shfaqjes se tumorit.

 

Cila eshte  grupmosha me e prekur?

Me shpesh preken grupmoshat 60–70 vjec por mund te kemi shfaqje te ketyre tumoreve edhe ne grupmosha te tjera. Raporti burra/gra eshte 3:2.

 

Si kategorizohen tumoret e veshkave?

Tumoret e veshkave kategorizohen histologjikisht ne karcinoma renale (RCC-renal cell carcinoma) te cilat zene 80-90% te te gjithe tumoreve, karcinoma papilare 10-15% dhe tumoret kromofobe 3-4% te tumorve. Ecuria dhe pergjigja ndaj terapive te ndryshme te ketyre tumoreve eshte i ndryshem.

 

Si paraqiten klinikisht keto tumore?

Shume tumore renale jane pa asnje simptome derisa ato progresojne drejt stadeve te vonshme te semundjes. Rreth 85% e pacienteve te cilet vijne ne konsulte per nje tumor te veshkes e kane zbuluar ate rastesisht gjate nje egzaminimi ekografik. Triada klasike e tumoreve, dhimbje lumbare, gjak i dukshem ne urine dhe mase abdominale e palpueshme eshte shume e rralle dhe tregon per nje stad te vonshem te semundjes apo histologji agresive. Disa paciente te cilet paraqesin simptoma si psh dhimbje kockore apo kolle persistente jane metastatike (perhapje te semundjes ne kocka apo mushkeri). Pacientet detyrimisht duhet t’i nenshtrohen nje skaneri te toraksit dhe abdomenit me injektim material kontrasti per te saktesuar diagnozen.

 

Si behet trajtimi i tyre?

Trajtimi i tyre eshte me se shumti kirurgjikal dhe ne varesi te lokalizmit dhe madhesise se tyre mund te realizohet nefrektomi (heqje e veshkes) e pjesshme apo totale.

Ne cilin stad te semundjes paraqiten pacientet te mjeku?

Pacientet paraqiten gjithmone e me shume ne stadet e hershme per shkak te masivizimit te ekzaminimit ekografik. Kjo eshte shume e rendesishme ne menyre qe tumori te kete nje sherueshmeri 100%.

 

Si mund te behet parandalimi i ketyre tumoreve?

Parandalimi i ketyre tumoreve mund te behet fillimisht duke ndyshuar stilin e jeteses, te ndalohet pirja e duhanit apo te kufizohet ndenja ne ambientet ku pihet duhan, te behet kujdes me dieten ne menyre qe te shmanget shfaqja e obezitetit. Gjithashtu realizimi i ekografive abdominale qe ne dekaden e peste mund te zbuloje tumore te cilet mund te trajtohen dhe te sherohen plotesisht.

 

 

 

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.