Guret dhe infeksionet e aparatit urinar.
Si formohen guret ne brendesi te veshkave tona?
Veshka eliminon nepermjet urines substance te tilla si oksalatet, kalciumi, acidi urik, normalisht keto substance jane te holluara dhe nuk shkaktojne problem. Ne rast te nje urine te koncentruar (pra kur nuk konsumojme uje) keto substanca precipitojne, bashkohen me njera-tjetern duke formuar keshtu guret ne veshka.
Si mund ta kuptojme qe kemi gure ne veshka, ku lokalizohet dhimbja e tyre?
Ne rastin e nje guri i cili ndodhet ne veshka dhe migron ne ureter (kanali i urines qe lidh veshken me veziken urinare) dhimbja do te shfaqet mejehere, e forte, ne pjesen e pasme te kurrizit (kendi misi brinjeve dhe veretebrave) si edhe pergjate kanalit te urines duke u lokalizuar ne organet gjenitale mashkullore dhe femerore (kur guri ndodhet ne fund te kanalit urinar – ureterit).
A eshte e vertete qe dhimbjet qe japin guret jane te krahasueshme me ato qe provojne femrat gjate lindjes?
Per kete duhet pyetur nje femer por di qe dhimbja eshte shume e forte, e menjehershme dhe nuk qetesohet ne asnje pozicion te caktuar.
Cfare duhet te bejme ne rast dhimbjesh te forta?
Perkunder bindjes se rrenjosur ne popull qe duhen pire lengje me shumice, ne kete rast duhet te mos pijme lengje sepse vete aparati urinar eshte nen presion te larte dhe pirja e lengjeve vetem sa e shton kete presion e per rrjedhoje edhe dhimbjet.
Kush jane medikamentet qe duhen perdorur ne kete rast?
Medikamentet kryesore jane antalgjiket (si psh paracetamoli) dhe anti-inflamatoret (si psh voltareni). Duhet patur kujdes ne perdorimin e voltarenit tek personat te cilet kane Hipertension arterial te pakontrolluar apo insuficence renale.
A duhet te shkojme ne urgjence apo te qendrojme ne shtepi ne rast se dhimbjet qetesohen?
Keshilla ime eshte qe te gjithe pacientet te cileve iu qetesohen dhimbjet pas perdorimit te paracetamolit apo voltarenit duhet te qendrojne ne shtepi. Nuk ka vlere te shkosh ne urgjence dhe te presesh me ore te tera per te bere nje injeksion te cilin shume lehte mund ta besh ne kushte shtepiake.
Kush jane egzaminimet qe duhen kryer?
Ekografia eshte nje nga egzaminimet me te mira, ajo na tregon nese guri eshte ne veshke apo ka zbritur poshte ne kanal si edhe sa e fryre eshte veshka. Ne 70% te rasteve guri del vete (per gure < 6mm).
A mund ta kuptojme nese guri ka dale?
Po, pacienti e kupton nese guri ka dale apo jo sepse ne rradhe te pare dhimbja qetesohet menjehere pas daljes se gurit. Ndjenja e urinimit te shpeshte eshte nje shenje e mire sepse tregon qe guri eshte duke dale. Keshilla ime eshte qe te gjithe pacientet te filtrojne urinat (me ane te nje nape) ne menyre qe guri te kapet dhe te dergohet per egzaminim prane nje laboratori (ne menyre qe te vecohen perberesit e ketij guri).
Cfare lloj uji duhet te pijme dhe ne cfare sasie?
Cdo person duhet te pije mbi 2 l uje ne dite, uji oligomineral eshte me i keshilluari. Ne rastet e gureve te acidit urik nevojitet alkalinizimi i urines dhe ne kete rast keshillohet pirja e ujit me limon apo uji mineral i cili ka edhe bikarbonate.
Kush jane shkaktaret e infeksioneve urinare dhe si e kuptojme qe kemi infeksion urinar?
Shkaktaret jane te thjeshte si psh c rregullimet e zorreve te cileve cojne ne shfaqjes e cistiteve, marredheniet e para seksuale tek grate. 50% e grave do kene te pakten nje episode cistiti gjate jetes se tyre. Keto infeksione hasen me shpesh ne moshat 18-35vjec.
A mund te kemi urinim me gjak gjate infeksioneve urinare?
Po mund te urinojme me gjak kur cistiti eshte violent dhe kemi djegie te shumta. Kjo nuk duhet te na trembe sepse persa kohe nuk shoqerohet me gjendje febrile mbetet nje cistit i pakomplikuar.
Ne cfare zone ndjehet dhimbja e cistitit?
Dhimbja mund te lokalizohet ne zonen mbi pubis apo ne vete uretren. Tek femrat uretra (kanali i jashtem i urines) eshte shume i shkurter dhe preket me shpejt nga infeksionet sepse bakteret ngjiten me lehtesi nga aparati digjestif ne aparatin urinar.
A mund te kemi fryrje te barkut gjate infeskioneve urinare?
Po patjeter sepse bakteri qe shkakton infeksionin urinar Escherichia Coli vjen pikerisht nga zorret.
A duhet te pijme uje me shumice ne rast infeksioni urinar?
Po kjo eshte e vertete por pervec kesaj duhet edhe nje diete e pasur ne fibra dhe te merren pro-biotike (fermentet laktike qe gjenden ne kos). Duhet gjithashtu te konsumojme frutat e pyllit dhe boronice te kuqe (cranberry ne anglisht) sidomos ne rastin e cistiteve te perseritura.
A duhen perdorur antibiotiket?
Eshte shume e rendesishme qe ne fazen akute te perdoren antibiotiket, ne rastet e cistiteve te thjeshte duhet marre nje doze e vetme Fosfomycine 3 gramme. Ndersa ne rastet e infeksioneve te perseritura perdorimi i shpeshte i antibiotikeve mund te seleksionoje baktere te vecanta duke i bere ato rezistente ndaj mjekimit. Asnjehere nuk duhen perdorur antibiotiket pa bere nje analize urine me mbjellje dhe pa u konsultuar me mjekun urolog apo me mire akoma ate infeksiolog.
Veshjet intime sintetike mund te favorizojne shfaqjen e infeksioneve?
Jo ne menyre direkte por ne rast intolerance ndaj ketyre materialeve mund te kemi ulje te imunitetit dhe ne kete menyre shfaqjen e infeksioneve.
Kur duhet te shqetesohemi per nje cistit (infeksion urinar)?
Ne rast se infeksioni nuk kalon por vazhdon te perseritet ne kohe atehere duhet te drejtohemi tek mjeku urolog apo ai infeksiolog ne menyre qe te kerkohen shkaqe te tjera.