Rruga Hoxha Tahsim, Tirane, Shqiperi

PSA (antigjeni specifik i prostates)

Cfare eshte PSA dhe a duhet te jemi te shqetesuar ne rastet kur ajo eshte e rritur ?

  • PSA eshte nje hormon specifik i prostates e cila prodhohet nga qelizat e prostates dhe qe sekretohet me shumice ne lengun spermatik, roli i saj eshte lengezimi i spermes. PSA qe ndodhet ne gjak eshte 30% e lire dhe 70% e lidhur me proteina te ndryshme. Laboratoret e ndryshem dozojne PSA total dhe PSA e lire, ato mund te dozojne edhe raportin PSAe lire/PSA total i cili ne rast se eshte < 10% tregon per mundesine e nje kanceri te prostates. Ne rast se PSA nuk eshte matur asnjehere nuk rekomandohet qe te fillohet matja me PSA e lire, per shkak te gabimeve te shumta.
  • Shpesh pacientet jane te shqetesuar sepse e lidhin rritjen e saj me pranine e nje kanceri te prostates si edhe me berjen e biopsive te prostates nga mjeku Urolog.

A ka nje vlere te PSA e cila mund te konsiderohet si problematike ?

  • Vlera kufi me e perdorur nga laboratoret ne Shqiperi eshte 4 ng/ml por vetem nje matje nuk mjafton sepse edhe midis dy matjeve, tek i njejti person, egziston nje ndryshim ne vlera qe mund te arrije deri ne 30%.

Ne cfare rastesh te tjera pervec kancerit te prostates rritet PSA ?

  • Ne mund te kemi rritje te PSA ne rastin e nje hiperplazie te prostates, qe quhet ndryshe edhe HBP (rritje te madhesise se saj), ne rastin e nje infeksioni urinar, ne rast te nje inflamacioni te prostates (prostatiti), raportet seksuale mund ta rrisin gjithashtu PSA. Disa medikamente si psh Finasteride, Avodart e ulin PSA deri ne 50%.

Atehere si mund ta interpretojme vleren e PSA ne menyre korrekte ?

  • Ne rradhe te pare duhen krahasuar vlerat e PSA ne kohe, pra vit pas viti, per te detektuar rritje te rendesishme te saj, e dyta duhen perdorur gjithmone kite te njejta per te matur PSA, kjo eshte arsyeja qe ne rekomandojme matje te PSA ne te njejtin laborator. Gjithashtu duhet qe pacienti mos kete kaluar ndonje infeksion urinar tre muajt e fundit dhe duhet patur kujdes te shenohen te gjitha medikamentet qe ai merr, sidomos inhibitoret e 5-alfa reduktazes (Avodart). Mosha e pacientit dhe volumi i prostates mund ta bejne te veshtire gjithashtu interpretimin e vlerave te PSA.

Cfare analizash shtese duhen bere perpara konsultes me Urologun dhe a duhet te me te vertete te shqetesohemi per pranine e nje kanceri te prostates ?

–   Mund t ju them qe rritja e PSA nuk eshte sinonim i kancerit te prostates, ajo mund te rritet edhe ne rastet e zmadhimit beninj te prostates apo ne rast te nje infeksioni urinar. Perpara se te beje nje biopsi te prostates, mjeku urolog, duhet te realizoje nje prekje me gisht te prostates, duhet te beje nje matje te dyte te nivelit te PSA (pra nje analize PSA te dyte) dhe te krahasoje rritjen e PSA nder vite.     

Kur duhet te filloje depistimi i kancerit te prostates dhe a duhet filluar me heret  ne rastet me histori familjare per kancer prostate ?

  • Nje histori familjare per kancer prostate kerkon nje depistim me te kujdesshem te pacientit. Normalisht matja e pare e PSA behet ne moshen 50 vjec por ne rastet kur babai i personit dhe xhaxhai i tij jane te vertetuar me kancer prostate (me ane te biopsise prostatike) atehere pacienti duhet ta beje kete analize qe ne moshen 45 vjec.

Ne rast se nje person 77 vjec ka nje PSA e cila nuk ka ndryshuar nga viti ne vit, a duhet ai te shqetesohet ?

  • Ne nuk e rekomandojme depistimin e PSA tek personat mbi 75 vjec te cilet kane nje PSA stabel, nga ana tjeter rekomandohet vazhdimi i depistimit me egzaminimin digital rektal i edhe shqetesimet e ndryshme urinare.

A eshte e vertete qe nje PSA e rritur mbi norme tregon qartazi pranine e nje kanceri te prostates dhe ajo duhet te na coje drejt nje biopsie te prostates ?

  • Jo kjo nuk eshte e vertete, perpara se mjeku urolog te vendose per biopsite e prostates ai duhet te marre parasysh elementet e meposhtem, antecedentet familjare per kancer prostate, moshen e pacientit, gjendjen e tij shendetesore, volumin e prostates, egzaminimin digital rektal, rritjen e PSA nder vite dhe me e rendesishmja, realizimin e nje rezonance magnetike te prostates perpara biopsise prostatike. Mjeku duhet ta informoje pacientin mbi komplikacionet e biopsise se prostates si edhe modalitetet e trajtimit ne rast se ajo tregon pranine e qelizave tumorale te prostates. Ne rast se realizojme biopsi sistematike per cdo PSA > 4 ng/ml pa marre parasysh faktoret e mesiperm do te coje ne biopsi te pavlera.

Si realizohet biopsia e prostates dhe a eshte e vertete qe ajo mund ta perkeqesoje situaten ?

  • Biopsia e prostates perkur opinionit te perhapur ne popull, jo vetem nuk e perhap semundjen por ben te mundur fillimin e nje trajtimi te duhur me shpejt dhe per rrjedhoje mund te shpetoje jeten e pacientit. Biopsia realizohet nen anestezi lokale dhe nuk eshte shume e dhimbshme. Vetem ne raste shume te rralla ajo behet nen anestezi gjenerale. Perpara berjes se biopsise duhen marre antibiotike ne menyre qe te parandalohet ndonje infeksion i mundshem. Biopsite merren nen kontrollin ekografik (eko transrektale) duke perdorur nje age te holle, zakonisht merren 12 biopsi. Komplikacionet kryesore jane prania e gjakut ne urine (rreth nje jave), ne sperme (nje muaj), rreziku i nje infeksioni te prostates (prostatiti) eshte shume i ulur, gjithesesi pacienti rekomandohet te mase temperaturen rregullisht pas realizimit te biopsise. 

Kush jane trajtimet e ndryshme ne rast te nje kanceri te prostates ?

– Ne rradhe te pare duhet qe para cdo trajtimi te mundshem duhet marre parasysh mosha e pacientit, gjendja e tij shendetesore si edhe stadi i semundjes. Vetem pasi keto tre kondita te jene studiuar me kujdes mund te propozohet trajtimi i duhur.

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.